Rudina Hajdari: Dhuna nuk e forcon kauzën tonë të drejtë

Rudina Hajdari: Dhuna nuk e forcon kauzën tonë të drejtë

Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, ka treguar edhe në rastin e protestës opozitare, se ajo ka vizionin e saj mbi ngjarjet e jo detyrimisht ndjek një linjë partiake.

Vaza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari, përmes një statusi në rrjetet sociale, thotë se dhuna thjesht sa dobëson kauzën e tyre.

Sipas Hajdarit çdo akt dhune është i papranueshëm dhe jo-legjitim.

"Herojnë janë ata që distancohen nga dhuna dhe që përfaqësojë me dinjitet qytetarët, pjesa më e madhe e të cilëve janë kundër dhunës. Dhuna nuk e forcon kauzën tonë të drejtë, përkundrazi ajo e dobëson atë dhe madje rrezikon misionin dhe objektivat opozitare e demokratike", shprehet ndër të tjera deputetja.

Reagimi i plotë:

Një protestë e sukseshme nuk duhet të ketë dhunë në asnjë rast.

Qytetarët e Shqipërisë kanë shumë të drejtë dhe arsye të protestojnë kundër keq-qeverisjes, kriminalitetit, abuzimit shtetëror, autoritarizmit, papunësisë, padrejtësisë, diskriminimit, mos-zhvillimit .. etj.

Por mënyra sesi ne protestojmë dhe qëndrimet që ne mbajmë janë tepër të rëndësishme.

Çdo akt dhune i ndërmarrë është i papranueshëm dhe jo-legjitim.

Herojnë janë ata që distancohen nga dhuna dhe që përfaqësojë me dinjitet qytetarët, pjesa më e madhe e të cilëve janë kundër dhunës. Dhuna nuk e forcon kauzën tonë të drejtë, përkundrazi ajo e dobëson atë dhe madje rrezikon misionin dhe objektivat opozitare e demokratike.

Sikurse studentët, edhe ne rast provokimesh, duhet të tregojmë lidership dhe të menaxhojmë me integritet, të bashkuar, të vendosur dhe paqësorë derisa copëzat e fundit të një qeverie të rënë të shkërmoqen deri në fund për të hapur rrugë një modeli evropian qeverisje.