Reflektim/ Nga Altin Allmuça: Gruaja është Mëmëdhe

Reflektim/ Nga Altin Allmuça: Gruaja është Mëmëdhe
Amanet Danielit, djalit tim, kur të burrërohet, kësaj kohe përdhunuesish!

Daniel, dielli im, kurrë mos u bëj përdhunues. Mos u bëj kurrë përdhunues sepse edhe gurët edhe drurët do të mallkojnë!

Gruaja është atdhe, e ti duhet të hysh ndrojtur tek ajo, e jo me përdhunë. Atdhe është, e ti duhet t'i zbulosh lumenjtë që i rrjedhin tej e tej, lulet që çelin mbi atë truall, zogjtë që ravgojnë atij qielli. Bëhu mirënjohës për qetësinë që do të të dhurohet kodrave të buta të këtij atdheu, freskisë që do të shijosh hijeve, aromave që do të përthithësh atyre fushave.

Bëhu ndërtues, egzaltues i këtij atdheu dhe mos harro: druajtshëm hyr atij atdheu! I mirëpritur!