Qytetarja "vë me shpatulla në mur” Ramën: Të kam dhënë 100 vota, ç’po bëhet me Statusin e Minatorit

Qytetarja "vë me shpatulla në mur” Ramën: Të kam dhënë 100 vota, ç’po bëhet me Statusin e Minatorit
Gjatë takimit të kreut të qeverisë me banorët e Rrëshenit një qytetare i është “përveshur” duke e vënë Edi Ramën me “shpatulla në mur”. Ajo i thotë kryeministrit se është votuese e PS-së dhe se ai ka marrë nga familja e saj plot 100 vota, por s’ka bërë asgjë për Statusin e Minatorit.

“Unë jam grua minatori, dhe ju nuk e përmendët këtë çështje, por dua të di çfarë do bëhet me statusin e minatorit. Ia kam dhënë prej 30 vitesh PS votën, jam pa parti, por me bindje të majta. I kam dhënë 100 vota, ia kam dhënë PS, t’i deklaroj… tani dua të di për statusin e minatorit”, iu drejtua  ajo Ramës. /l.k./

Foto Google