Protesta e Opozitës/Prangoset edhe 80-vjeçari nga Lezha, i cili u ngjit me flamur në Kryeministri

Protesta e Opozitës/Prangoset edhe 80-vjeçari nga Lezha, i cili u ngjit me flamur në Kryeministri
Policia e Lezhës ndaloi edhe 80-vjeçar nga Fishta, i cili ishte pjesëmarrës në protestën e opozitës. Bëhet fjalë për Ndue Fugën, arrestimi i të cilit e çoi në 16 numrin e të ndaluarve pas protestës.

“Arrestimi i tyre u bë pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura, gjatë protestës së djeshme ku pati akte të dukshme dhune", thotë policia.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Fuga është ndaluar në banesën e tij në Fishtë dhe është nisur drejt Tiranës.

Lidhur me protestën e opozitës, pas pushtimit të oborrit të godinës së Kryeministrisë, Policia e Tiranës njoftoi se 15 persona u arrestuan dhe 5 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lir.

Mes persona të arrestuar është edhe ish-kreu i policisë bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim 7 protestues të tjerë.