Projekti, për të mbrojtur 1,600 specie të florës dhe faunës në Liqenin e Prespës (Foto)

Projekti, për të mbrojtur 1,600 specie të florës dhe faunës në Liqenin e Prespës (Foto)
Bashkëpunimi ndërkufitar, përmes një projekti financuar nga BE, midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rajonet e liqeneve të Prespës dhe Ohrit, bëhet me qëllim për ntë mbrojtur specie të florës dhe faunës në këto zona, që janë edhe tepër tërheqëse për turistët.

Bashkimi Evropian po mbështet federatat lokale të peshkatarëve dhe gjuetarëve që ata të marrin informacionin e duhur mbi mjedisin, për të mbrojtur më shumë se 1,600 specie të florës dhe faunës së ekosistemit të parkut kombëtar të Liqenit të Prespës. Ngritja e një sistemi monitorimi mjedisor do të ndihmojë në sigurimin e të dhënave të rëndësishme - të disponueshme për publikun dhe vendimmarrësit lokalë - për një menaxhim të qëndrueshëm të ekosistemit të çmuar të Prespës.

Në Pogradec, Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Eduart Kapri dhe Zëvendësministren e Brendshme, Romina Kuko, shkëmbyen pikëpamjet e tyre me “Federatën Shqiptare të Vrojtuesve të Plazhit” dhe shpëtuesit e sapo trajnuar. Ata kanë mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian për ngritjen e standarteve të duhura të sigurisë dhe pajisjen me mjetet e shpëtimit në ujë për vrojtuesit e plazhit që ndihmojnë udhëtarët e aventurës në rajonin e liqenit të Ohrit. "Siguria është një kusht paraprak për zhvillimin e turizmit: siguria nuk ndalet në kufi", tha Ambasadori Soreca.