Përdhunime dhe dhunë seksuale, në Sierra Leone shpallet emergjencë kombëtare

Përdhunime dhe dhunë seksuale, në Sierra Leone shpallet emergjencë kombëtare
 

Për shkak të përhapjes së gjerë të përdhunimeve dhe dhunës seksuale në vend, presidenti i Sierra Leones, Julius Maada Bio, ka shpallur një emergjencë kombëtare,

Madje Bio theksoi se gjithkush që gjendet fajtor për dhunë seksuale ndaj të miturve do të përballet me burgim të përjetshëm.

Një e treta e mbi 8 mijë rasteve të dhunës seksuale dhe për shkak të gjinisë, që njoftohet në Sierra Leone vitin e kaluar, ishte ndaj të miturve, raporton VOA.

Në përgjithësi në vendin afrikano-perëndimor, është tabu të flasësh për kirimet seksuale, ndaj numri i saktë mendohet të jetë edhe më i lartë, por

“Ne si vend, duhet të ngrihemi dhe ta godasim këtë plagë të rëndë ku një divizion i veçantë për viktimat e përdhunimit dhe dhunës seksuale dhe një gjykatë e posaçme do të ngrihet për t’i trajtuar me shpejtësi këto raste”, tha presidenti Bio kur shpalli emergjencën.