Patos, kapet autori I plagosjes së 46-vjeçarit

Patos, kapet autori I plagosjes së 46-vjeçarit
 

Pasditen e djeshme rreth orës 17:25, në Patos, ndodhi një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen

Një 46-vjeçar është plagosur me mjet prerës pas një konflikti me disa të afërm.

I plagosur mbeti Eduard Haxhiaj, i cili ka marrë plagë në bark dhe mushkëri.

Aktualisht 46-vjeçari Haxhiaj, ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Pak orë më pas policia kapi dhe shoqëroi në Komisariatin e Policisë Fier autorin e dyshuar, shtetasin A.M., 45 vjeç, banues në Patos.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje