Partizani bie në Laç, Kamza “vetëvrasje” në shtëpi, Kukësi i dorëzon Teutës vendin e dytë

Partizani bie në Laç, Kamza “vetëvrasje” në shtëpi, Kukësi i dorëzon Teutës vendin e dytë
Të kuqtë mposhte 1-0 në Laç dhe humbin mundësinë e shkëputjes me Teutën, që fitoi ndaj Kukësit duke i marrë vendin e dytë.

Partizani humb 1-0 me Laçin, ndonëse pretendoi se një 11-metërshi që u kthye në gol nuk ekzisstonte. Një gabim i Atandës dhe një vendim i dyshimtë i anësorit Rejdi Avdo për të ndryshuar vendimin e kryesorit Klajdi Kola, që akordoi faull në limitet e zonës, duke akorduar penallti për një ndërhyrje brenda zone të mbrojtësit nigerian ndaj Elvi Berishës. Penalltia  kthyer në gol i mjaftoi Laçit për të marrë fitoren e parë në kampionat në vitin 2019 dhe për të mbajtur më të hapur se kurrë garën për titull në Superiore.

Në minutën e 13-të Shtubina mposhti Alban Hoxhën nga 11 metra distancë,duke u rikthyer te fitorja. Fitoi edhe Kastrioti ndaj Kamzës në betejën për mbijetesë, ndërsa po luhen ndeshjet Tirana-Luftëtari dhe Flamurtari-Skënderbeu.

Partizanit nga 8 pikë larg vendit të dy që ishte një javë më parë, me humbjen në Laç, ndodhet  7 pikë pas fitores së Teutës ndaj Kukësit, që ngjiti durrsakët në vendin e dytë. Kukësi pas humbjes pret emërimin e trajnerit të ri ose konfirmimin e Armando Cungut, që nuk ishte në stërvitje, ndërsa Kamza pas humbjes ka mbetur në fund, tre pikë pas Kastriotit dhe pesë pikë pas Luftëtarit.

Tirana ka 24 pikë, tre më shumë se Luftëtari, në betejën për t’u larguar përfundimisht nga rreziku i rënies.

Laçi- Partizani 1-0

Shënues: Shtubina 13’

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Lushkja (Domgjoni 90’), Çokaj, Berisha (Mane 76’), Shtubina, Xhixha (Najdenovi 71’). Trajner: Besnik Prenga

Partizani: Hoxha, Ibrahimi (Kote 56’), Belica, Atanda, Trashi, Idrizaj, Telushi, Mala, Asani, Kardozo (Duka 46’), Bardhi (Rebaj 67’). Trajner: Skënder Gega

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Rejdi Avdo, Alfred Shkreta, Olsi Sokoli

 

Kamza- Kastrioti 0-1

Shënues Ymeraj 90+3′

Kamza: Avdyli, Shala, Qaqi, Beqiri, Bonani, Rezi, Arrabal (Mehmeti 70′), Malaj (Orelesi 75′), Fukui, Plaku, Martinena. Trajner: Ernest Gjoka

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Shehi , Çela, Ndreca, Shehu (Selmani 77′), Ymeraj, Kalaja, Roxher, Bardhi (Neziri 90′), Vatnikaj (Okebuku 65′). Trajner: Bledar Devolli

Gjyqtarë: Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Mateo Sadikaj, Emirion Sino