Njoftim i rëndësishëm i ambasadës Amerikane

Njoftim i rëndësishëm i ambasadës Amerikane
 

Sot,  Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një njoftim për të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar për viza amerikane.  Sipas njoftimit Ambasada bën me dije se dy javë para datës së intervistës duhet të dërgohen dokumentet origjinale me postë në Seksionin Konsullor.

"Aplikantë për vizë imigruese: pasi të mësoni datën tuaj të intervistës nga NVC, dy javë përpara datë së intervistës ju duhet të dërgoni dokumentet origjinale me postë në Seksionin Konsullor. #pyetanen", -shkruan amabsada.