Ndeshja e së dielës / Partizani-Laçi, ka një ujdi mes klubeve për tifozët

Ndeshja e së dielës / Partizani-Laçi, ka një ujdi mes klubeve për tifozët
Ka një ujdi mes Partizanit dhe Laçit, para ndeshjes direkte mes tyre.

Dy klubet kanë rënë dakord për shitjen e biletave që do të jenë në dispozicion të tifozëve kryeqytetas.

“Në bashkëpunim me klubin e LAÇIT dhe kompaninë që menaxhon biletat e këtij takimi, të gjithë tifozët që do të udhëtojnë drejt qytetit të Laçit.

Ata do të mund t’i sigurojnë biletat ditën e dielë duke filluar nga ora 10:00, pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë”, ishte njoftimi i klubit “Partizani”.

Kukësi dhe Teuta pas ndeshjes direkte mes tyre për vendin e dytë, shpresojnë që Laçi të ndalë të kuqtë, për të betejën apo synimin e titullit kampion që kanë këto dy ekipe.

Laçi ka ndalur Kukësin në javën e parë të këtij viti, por humbi me Luftëtarin në fushën e vet si dhe ndeshjen e fundit me Skënderbeun.