Ndalimet pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë në Policinë e Tiranës

Ndalimet pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë në Policinë e Tiranës
Pas shoqërimit të më shumë se 20 protestuesve nga policia deputetë të PD-së kanë shkuar në ambientet e policisë së kryeqytetit.

Deputetët Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka, Gent Strazimiri, Klevis Balliu dhe sekretari për çështjet zgjedhore, juristi Ivi Kaso kanë shkuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë të Tiranës, të marrin informacion në lidhje me arsyet e shoqërimit të tyre. /l.k./

Foto Google