“Moody`s”: Shqipëria po ecën mirë me ekonominë e tregut, keq me korrupsionin

“Moody`s”: Shqipëria po ecën mirë me  ekonominë e tregut, keq me korrupsionin
Ndërsa duket se po ecën mirë me ekonominë e tregut, Shqipëria nuk paraqitet mirë me treguesin e korrupsionit. Kjo konfirmohet në raportin e fundit të agjencisë së njohur ndërkombëtare “Moody`s”, sipas të cilës Shqipëria figuron se është e para në drejtim të lirisë së shprehjes, ku grumbullon 2.5 pikë, si asnjë vend tjetër i rajonit. Por edhe në drejtim të kriterit ekonomik, Shqipëria performon mirë, edhe pse vende si Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia kanë një progres më të madh se ajo. Pavarësisht kësaj, ky sektor, së bashku me administratën publike janë ata të dy që kanë përgatitjen më të madhe për t`u anëtarësuar në union. “Moody`s” në raport nënvizon qartë se Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina kanë potencialin më të lartë për të arritur të tjerët. Por, pavarësisht kësaj, ajo  cilët janë 3: efektiviteti i qeverisjes, sundimi i ligjit dhe kontrolli i korrupsionit. Në dy prej këtyre, Shqipëria është e parafundit në rajon, dhe në njërin, e fundit. Pikërisht në drejtim të sundimit të ligjit, Shqipëria është e fundit në rajon, ndërsa në drejtim të kontrollit të korrupsionit dhe efektivitetit të qeverisjes është vetëm pas Bosnjë-Hercegovinës.