Kukësi-Teuta, humbja “djeg” Armando Cungun

Kukësi-Teuta, humbja “djeg” Armando Cungun
Kategoria Superiore/Java e 22-të nis sot në Durrës, me ndeshjen Teuta-Kukësi. Verilindorët e kanë të ndaluar humbjen, madje edhe barazimi mund të shoqërohet me shkakrimin e trajnerit

Nga Aranit Muraçi

Në rast se Kukësi nuk fiton sot në “Niko Dovana” të Durrësit, për të fituar titullin kampion i duhet të shpresojë që të rikuperojë ndaj rivalit të tij vetëm nëse të kuqtë do të gabojë në 13 javët e mbetura po aq sa kanë gabuar deri tani. Pra, Partizani me 4 humbje në 22 javë, duhet që të pësojë të paktën edhe po kaq humbje dhe verilindorët nga ana tjetër të mos gabojnë.

Kjo është edhe arsyeja që sot Kukësit i kërkohet medoemos fitorja, ndryshe e ardhmja e trajnerit Armando Cungu nuk do të jetë e sigurt. Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, pas humbjes me Tiranën paralajmëroi ekipin dhe sidomos trajnerin për masa konkrete, duke lënë si kusht: reagimin dhe fitoren që kërkohet ndaj Teutës. Kukësi i vendit të dytë mbetet shkëputur 8 pikë nga Partizani, dhe Teuta e vendit të tretë, qëndron 10 pikë pas kryesuesve, prandaj edhe përplasja mes tyre në Durrës, pavarësisht rezultatit që të besuarit e Skënder Gegës do të marrin në Laç, shihet si një shans i artë i Partizanit për të lënë pas një herë e mirë një nga dy rivalët direkt për titull.

Kukësi vjen në këtë përballje, pavarësisht një merkatoje të bujshme në janar, pas humbjes dramatike me Tiranën 1-0.  Teuta nga ana tjetër vazhdon të zgjasë serinë e ndeshjeve pa humbje, por me katër barazimet radhazi ka thelluar distancën me kryesuesit. Kukësi-Teuta pritet të jetë edhe një sfidë mes lojtarëve të sulmit, të cilët erdhën me bujë gjatë janarit, pikërisht për të lënë gjurmë në pjesën e mbetur të këtij sezoni. Nga njëra anë është sulmuesi Valdet Rama i Kukësit dhe nga ana tjetër Armando Vajushi i Teutës,   të dy të gatshëm të japin më të mirën për të realizuar ambiciet e skuadrave të tyre gjatë këtij sezoni.

Flamurtari

Presidenti Sinan Idrizi lajmëroi se është zgjidhur kriza financiare e ekipit dhe e ardhmja do të jetë më e sigurt. Kriza financiare bëri që Flamurtarit t’i largohen disa nga të huajt, ashtu sikurse solli edhe disa rezultate negative, apo edhe eliminimin nga kupa. Megjithatë përballë Skënderbeut në Vlorë, besohet se nga situata financiare pritet reflektim për të besuarit e Ilir Dajës këtë të dielë ndaj Skënderbeut, tashmë pa pretendime për titull.

Tirana

Ndeshja ndaj Luftëtarit do të jetë prova e së vërtetës për Tiranën, që kërkon të lërë një herë e mirë pas zhgënjimet. Ecuria pozitive e javëve të fundit, në rast se vijon me një fitore tjetër ndaj Luftëtarit, do të shkëpuste bardheblutë nga zona e ftohtë e rënies nga kategoria. Kjo është edhe arsyeja që presidenti Refik Halili u ka premtuar shpërblim lojtarëve në rast se ekipi të shtunën vijon rrugën e nisur me fitore.

Kategoria Superiore

Java e 22-të/Sot

18:00 Teuta-Kukësi

Nesër

17:00 Tirana-Luftëtari

Të dielën

17:00  Flamurtari - Skënderbeu

14:00 Laçi - Partizani

14:00 Kamza - Kastrioti

Klasifikimi

Partizani               3

Kukësi                   5

Teuta                    3

Skënderbeu       8

Laçi                         6

Flamurtari           7

Tirana                    9

Luftëtari               12

Kastrioti               15

Kamza                   13