KOSOVË/ Shpëtim Duro jep dorëheqje, “presioni” për trajnerët  e Superiores 

KOSOVË/ Shpëtim Duro jep dorëheqje, “presioni” për trajnerët  e Superiores 
Ka dhënë dorëheqjen trajneri shqiptar i ekipit Drita në Kosovë, Shpëtim Duro.

Pas një takimi që klubi gjilanas kishte me Duron, lidhur me ecurinë e ndeshjeve të fundit, u arrit një marrëveshje mes dy palëve ku edhe është vendosur që të ndërpritet bashkëpunimi.

Duro vendosi të largohet pas eliminimit të skuadrës së tij nga Kupa e Kosovës, dhe dalja nga objektivi i vetëm i klubit për këtë sezon.

Pa skuadër, me rikthimin në Shqipëri Duro shihet si një presion për trajnerët, skuadrat e të cilave nuk do të kenë ecurinë e mirë në javët e fundit të këtij sezoni.