Kosova ka nisur sot festën e 11-vjetorit të pavarësisë.
Sipas axhendës zyrtare, aktivitetet do të pushtojnë gjithë vendin. Ato filluan dje, 16 shkurt për të vazhduar deri me datën 17 shkurt.
Prishtina ishte qyteti i parë në të cilin ka mbërritur Deklarata e Pavarësisë.
Për gjatë tri ditëve, sheshit “Nënë Tereza”, iu është shtuar një akt i veçantë i shtetit ku qytetarët do të kenë mundësi nga afër të
shohin Deklaratën e Pavarësisë.
Ndërkaq, dje Deklarata e Pavarësisë është nisur nga Kuvendi i Kosovës në 6 qendrat e tjera kryesore të Kosovës.