Këto janë macet e therura që u shitën për mish, por akuza për tregtarin është edhe më e çuditshme

Këto janë macet e therura që u shitën për mish, por akuza për tregtarin është edhe më e çuditshme
Disa mace të therura dhe të rrjepura janë vendosur brenda një grope në qytetin Chengdu, të provincës Sichuan në Kinë.

Huang Pingfu, pronari i një thertoreje të licencuar për tregtimin e mishit të maces ku u gjetën këto kafshë është vënë nën hetim.

Por jo sepse shiti mishin e maceve.

Në Kinë është i lejuar tregtimi i mishit të maces për përdorim ushqimor, por akuza për pronarin e thertores është e një lloji tjetër.

Ai dyshohet se ka mashtruar tregtarët, duke u shitur mishin e maces si mish gjahu të kafshëve të egra. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Reuters