Këngëtarja shqiptare hyn në histori, Dua Lipa “rrëmben” dy çmime “Grammy” në një natë

Këngëtarja shqiptare hyn në histori, Dua Lipa “rrëmben” dy çmime “Grammy” në një natë
Dy çmimet më prestigjioze në muzikë e kanë shndërruar këngëtaren nga Prishtina Dua Lipa në shqiptaren e parë që arrin një sukses të tillë të jashtëzakonshëm.

Dua Lipa ka “rrëmbyer” në natën e madhe muzikore “Grammy Awards 2019” çmimin për këngën më të mirë të zhanrit “Dance” me këngën “Electricity”, realizuar në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo.

Njëkohësisht, ajo është shpallur edhe “artistja e re më e mirë”.

“Jam artiste me dy çmime Grammy!!! Jam shumë e përulur dhe mirënjohëse në këtë moment. I dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim, të gjithë artistëve të mahnitshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e vërtetë është realizuar! Faleminderit!!”, ishte reagimi i këngëtares në Instagram menjëherë pas çmimeve prestigjioze.

Vlerësimet vijnë ndërsa këngëtarja shqiptare ndodhet në krye të klasifikimeve për albumet e shitura në mbarë botën. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google