Ka injoruar prej kohësh politikën, që la pas! Sot për Shën-Valentin, rishfaqet Fatos Nano (Foto)

Ka injoruar prej kohësh politikën, që la pas! Sot për Shën-Valentin, rishfaqet Fatos Nano (Foto)
Ish-Kryeministri Fatos Nano, pas shumë kohësh është shfaqur sot në publik. Ai mësohet se vazhdon jetën private kryesisht, sa në Vjenë, në Tiranë, ndërsa ka zgjedhur kryeqytetin shqiptar për të kaluar Shën-Valentinin.

Sot, në ditën e të dashuruarve, Nano është fotografuar teksa për festën e Shën Valentinin ka shkuar me bashkëshorten Xhoana në një lokal në Lundër.

Po sot ish-kolegët e tij në politikë, edhe pse ditë e veçantë ku duhej shprehur më tepër dashuruari, shënuan incidente të rënda, aq sa pasardhësi i tij në krye të PS-së, aktualisht kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama, u spërkat me bojë përmes një shiringe në kuvend nga deputeti demokrat, Edi Paloka.