Jozefina Topalli, e ftuar në një “kurth”

Jozefina Topalli, e ftuar në një “kurth”
Jozefina Topalli, gruaja që bëri histori si e para Kryeparlamentare Grua në Shqipëri! Do të jetë nesër e ftuar e veçantë e moderatores Alketa Vejsiu në emisionin e saj “Në Kurthin e Piter Pan”.

Jozefina Topalli, pas lënies jashtë strukturave të PD-së, ka qenë kritike ndaj kreu aktual të opozitës, Lulzim Basha.

Alekta Vejsiu u është drejtuar ndjekësve të saj, për të formuluar disa pyetje.

Dhe pyetjet e para kanë mbërritur. “çfarë do të thotë të jesh një kryeparlamentare?,” ka qenë një ndër pyetjet, që i është propozuar drejtueses së emisionit për fëmijë.