Itali, lëndohen 4 shqiptarë

Itali, lëndohen 4 shqiptarë

 

Mbrëmë në Migliarino, në komunën e Vecchianos në Itali, ka ndodhur një aksident duke lënë pas 4 persona të lënduar me origjinë shqiptare.

Për shkaqe ende të panjohura nga hetuesit, një Mercedes që mbante katër shqiptarët në bord u përplas me një "Opel" me tri vajza në bord.

Nga përplasja, dy makinat përfunduan jashtë rruge. Të shtatë personat përfunduan në spital me autoambulanca.

Tre të plagosur, janë në gjendje më serioze për jetën.