Idrizi në një mëndje me Bashën, Manjani: Kush është opozitar të djegë mandatet e këtij Parlamenti monist?

Idrizi në një mëndje me Bashën, Manjani: Kush është opozitar të djegë mandatet e këtij Parlamenti monist?
Pas propozimit të Lulzim Bashës, kreut demokrat për djegien e mandatit të deputetit, nuk janë shprehur ende zyrtarisht krerët më të lartë të aleatit kryesor të forcës së tij politike në opozitë, LSI, si kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi, apo kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili.

Por një figurë e rëndësishme e kësaj partie, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka mbajtur një qëndrim personal, duke u shprehur.

Sakaq, nga aleatët e tjerë që kanë numra në Kuvend, është edhe ai i Shpëtim Idrizit, kreut të PDIU-së, i cili ka dalë në mbështetje të vendimit të PD, për djegien e mandateve. Në një deklaratë për mediat, kjo forcë politike, mbështet vendimin e PD-së për ti dhënë zgjidhje politike vendit.

“Si i vetmi instrument që politika e përgjegjshme ka për të zgjidhur krizën shumëdimensionale që sot ka kapluar vendin, krizë politike, ekonomike, sociale dhe krizë përfaqësimi, nëpërmjet zgjedhjeve të parakohëshme dhe një qeverie tranzitore, që do të garantojë që shqiptarët të votojnë dhe të zgjedhin për herë të parë të lirë", sqaron PDIU.

PDIU vlerëson propozimin e Bashës për grupin parlamentar dhe këshillin kombëtar të PD-së.

“Para zërit të qytetarëve dhe nevojës së vendit për zgjidhje politike, nuk vuri status quo(-në) e një parlamenti ilegjitim, por bëri fakt zgjidhjen politike që kjo mazhorancë po e refuzon me arrogancë. Përfaqësuesit e Rilindjes vazhdojnë të lexojnë si pushtetarë e jo si shërbëtorë të shtetit qindra- mijëra qytetarë që dje dolën për një Shqipëri me demokraci funksionale, shtet ligjor dhe një jetë më të mirë e më me dinjitet", thotë PDIU.

Megjithatë, duhet theksuar fakti se tre nga katër deputetët që fituan me siglën e PDIU iu bashkuan maxhorancës socialiste, duke u shkëputur nga partia e kryesuar prej Idrizit.