Haradinaj: 11-vjetori, sivjet do t'i mbyllim temat e hapura

Haradinaj: 11-vjetori, sivjet do t'i mbyllim temat e hapura

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot se e ky vit është vit i konsolidimit të Kosovës, për të mbyllur, siç tha ai, temat e hapura, përfshirë edhe marrëveshjen eventuale me Serbinë.

Sipas Haradinajt, Kosova nuk e ka luksin që të bëjë hapa prapa, “por vetëm hapa para dhe këtë do t’ua kërkojmë dhe do t’ua shpjegojmë edhe miqve tanë se hapat prapa e dobësojnë Kosovën dhe besimin e qytetarëve në shtetin e tyre”, tha kryeministri Haradinaj.

Pas mbledhjes së Qeverisë, në oborrin e ekzekutivit, u ngrit flamuri i Kosovës nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.