Gripi po bën “kërdinë”, pse shpëtimi gjendet te vaksina

Gripi po bën “kërdinë”, pse shpëtimi gjendet te vaksina
Këshillat që duhet të ndjekim në këtë periudhë. Mënyra më e mirë për të parandaluar gripin është vaksinimi ndaj tij. Vaksinimi i përvitshëm është shumë i rëndësishëm dhe ndihmon në mbrojtjen e shëndetit individual dhe atë të komunitetit që na rrethon. Vaksinimi kryhet në çdo kohë, gjatë periudhës që viruset e  gripit qarkullojnë

Gripi sezonal është një infeksion viral akut. Sëmundja e gripit shkaktohet nga viruse të gripit, të cilat mund të përhapen shumë shpejt në ambientet e mbyllura. Gripi është një sëmundje virale që mund të shkaktojë komplikacione të rënda dhe vdekje sidomos tek personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit megjithëse për shumicën e njerëzve është sëmundje kalimtare. Mënyra më e mirë për të parandaluar gripin është vaksinimi ndaj tij. Vaksinimi i përvitshëm është shumë i rëndësishëm dhe ndihmon në mbrojtjen e shëndetit individual dhe atë të komunitetit që na rrethon. Vaksinimi kryhet në çdo kohë, gjatë periudhës që viruset e  gripit qarkullojnë. Ekspertja Erida Nelaj tregon se cilat janë të mirat e vaksinimit edhe në këtë periudhë kur gripi është në qarkullim.

Vaksina

Vaksina ndaj gripit përmban pjesë inaktive (virus të copëzuar jo të gjallë) të viruseve që mendohet se do qarkullojnë gjatë sezonit të gripit.  Vaksinimi kryhet në çdo kohë, gjatë periudhës që viruset e  gripit qarkullojnë. Vaksina ndaj gripit duhet të kryhet çdo vit, kryesisht me fillimin e stinës së vjeshtës e deri në muajin Mars.

Vaksinimi i përvitshëm ndaj gripit është i rëndësishëm pasi viruset e gripit janë të paparashikueshëm. Viruset e gripit janë në ndryshim të vazhdueshëm dhe imuniteti i përftuar nga vaksina e kryer më parë, bie me kalimin e kohës.

Kush duhet të vaksinohet

Kush rekomandohet për të kryer vaksinën ndaj gripit?

Vaksina ndaj gripit  mund të kryhet nga çdo individ mbi 6 muaj. Rekomandim i veçantë për kryerjen e kësaj vaksine përfshin këto grupe risku: punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, të gjithë të moshuarit mbi 60 vjeç. Po kështu edhe personat me sëmundje kronike dhe imunodeficience (si: sëmundje kardiovaskulare, obstruktive të mushkërive, kronike të veshkave, kronike të heparit, diabet, astma bronkiale, tumore/kancer), personat obezë. Gjithashtu vaksina ofrohet për kategori të caktuara siç janë forcat ushtarake.

Përse rekomandohet më shumë tek disa grupe? Disa individë si, të moshuarit, gratë shtatzëna, fëmijët e vegjël si dhe individë të sëmurë për një kohë të gjatë me sëmundje kronike dhe/ose imunodeficencë kanë një risk të lartë, për të zhvilluar komplikacione nga gripi, prandaj vaksinimi ndaj gripit rekomandohet më shumë tek ta. Gjithashtu, punonjësit e kujdesit shëndetësor  të cilët nga profesioni kujdesen për individë të sëmurë ose/dhe të cilët kanë një risk të lartë për të zhvilluar komplikacione nga gripi, mund të bëhen shkak për transmetimin dhe infektimin e të tjerëve. Punonjësit e kujdesit shëndetësor kanë  përgjegjësi për të mbrojtur pacientët e tyre, prandaj është shumë e rëndësishme që ata të vaksinohen çdo vit, ndaj gripit. Vaksinimi ndaj gripit i punonjësve të kujdesit shëndetësorë, mbron pacientët, kolegët, familjet e tyre dhe vetë ata. Vaksinimi ndaj gripit gjatë shtatzënisë (pavarësisht trimestrit të shtatzënisë) ndihmon në mbrojtjen e gruas dhe fetusit. Gjithashtu, kundërtrupat e krijuara tek nëna kalojnë tek fëmija dhe e mbrojnë foshnjën në muajt e parë të jetës.

Si vepron vaksina dhe efekti që ka

Vaksina e gripit sezonal mbron ndaj viruseve të gripit të cilët mendohet se do të qarkullojnë këtë sezon. Kundërtrupat krijohen në organizëm dy javë pas kryerjes së vaksinës. Kundërtrupat mbrojnë ndaj infeksioneve të shkaktuara nga viruset të ngjashme ose të njëjtë me ato me të cilat është prodhuar vaksina.

Vaksina është mënyra më e mirë parandaluese ndaj gripit. Sa mirë vepron vaksina ndaj gripit, apo aftësia e saj për të parandaluar sëmundjen e gripit, varion nga një sezon në tjetrin. Efektiviteti i vaksinës mund të ndryshojë edhe në varësi të individit që është vaksinuar. Të paktën dy faktorë luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e efektivitetit të vaksinës ndaj gripit. Ato janë:

Të mirat e vaksinimit

Vaksinimi ndaj gripit ju mbron nga gripi. Duke mbrojtur veten ndaj gripit ju mbroni dhe njerëzit që ju rrethojnë, të cilët mund të jenë më të ndjeshëm ndaj komplikacioneve të shkaktuara nga gripi. Vaksinimi ndaj gripit mund të ndihmojë në mbrojtjen e individëve të cilët janë në një risk më të lartë për t’u sëmurur rëndë nga gripi si; të moshuarit, gratë shtatzëna, individët me sëmundje kronike, fëmijët dhe sidomos foshnjat deri në 6 muaj, të cilët janë shumë të vegjël për t’u vaksinuar. Vaksina ndaj gripit nuk mund të shkaktojë gripin pasi ajo nuk përmban asnjë virus të gjallë.

Vaksinat ndaj gripit janë të sigurta. Ajo është e mirë testuar dhe ka rezultate të shkëlqyera mbrojtëse. Probleme serioze nga vaksina e gripit janë shumë të rralla. Efektet anësore më të zakonshme nga vaksina e gripit janë pak dhimbje dhe skuqje në vendin e injeksionit e cila kalon pas 1 ose 2 ditësh, temperaturë të lehtë dhe kruarje.

Vaksinimi ndaj gripit mund të reduktojë rrezikun për gjendjet e rënda shëndetësore që lidhen me gripin si: shtrimet në spital dhe deri vdekjet. Vaksina funksionon. Në 10 vitet e fundit, vaksina ka dhënë mbrojtje ndaj gripit dhe ajo është akoma mënyra më e mirë për të luftuar gripin këtë dimër. Vaksinimi ndaj gripit ju ndihmon që t’a kaloni më lehtë atë, nëse sëmureni prej tij.

 

Tabela 1

Fakte për gripin

Gripi mund të jetë një sëmundje serioze që mund të çojë në gjendje të rëndë shëndetësore, me shtrime në spital dhe ndonjëherë  deri në vdekje.

Për shumicën e njerëzve gripi është një sëmundje kalimtare, por në disa raste, shkakton ndërlikime të rënda dhe vdekje.

Gripi transmetohet nga njeriu tek njeriu me spërkla gjatë teshtimave, kollitjes apo gjatë bisedimit. Në raste më të rralla, një individ mund të infektohet duke prekur objekte të ndotura me virusin e gripit dhe më pas ai  i kalon  në  gojën  apo  në hundën e tij me duart e infektuara.

Një individ i infektuar mund të infektojë të tjerët, 1 ditë përpara se simptomat të shfaqen. Ai vazhdon të jetë infektues për 5-7 ditë pasi është sëmurur. Simptomat shfaqen 1-4 ditë, pasi virusi është futur në organizëm.  Kjo do të thotë që mund t’a transmetoni virusin dikujt tjetër, përpara se ta kuptoni që jeni sëmurë, si dhe e transmetoni atë edhe kur jeni të sëmurë.

Gripi mund t’i ngjitet kujtdo, pavarësisht se sa i fortë mund të jetë sistemi imunitar.

Mos e nënvlerësoni gripin. Sa herë nuk ndjeheni mirë, konsultohuni me mjekun. Nëse keni vështirësi me frymëmarrjen, drejtohuni menjëherë tek mjeku.

Tabela 2

Cilat janë shenjat e gripit?

Temperaturë e lartë

Kollë

Dhimbje fyti

Lodhje fizike

Dhimbje koke

Të përziera diarre, të vjella,

Dhimbje barku

Rrjedhje të hundëve

Dhimbje muskujsh