DILEMAT/ Euro 2020, shiriti i kapitenit të Kombëtares mbetet pa “emër”  

DILEMAT/ Euro 2020, shiriti i kapitenit të Kombëtares mbetet pa “emër”  
Kombëtarja shqiptare dhe trajneri Christian Panucci, kur kanë mbetur pak javë nga ndeshja e parë zyrtare e kualifikueseve, Euro 2020, ndaj Turqisë, nuk e ka përcaktuar ende liderin. Ose më saktë, ashtu si në Ligën e Kombeve, asnjëri nuk është bindës.

Luhatjet e muajve të fundit mes dy kandidatëve kryesorë për të mbajtur shiritin e kapitenit, Elseid Hysaj e Mërgim Mavraj, kanë shtuar edhe më shumë dilemat e trajnerit.

Edhe rikthimi i mundshëm i Odise Roshi e lë pa zgjidhje çështjen e liderit të ekipit kombëtar, sikurse ka ndodhur që pas largimit të ish-kapitenit Ansi Agolli.

Mungesa e një lojtari stabël me cilësitë e udhëheqësit të skuadrës sonë përfaqësuese në fushë është parë si një ndër faktorët e paraqitjeve të dobëta gjatë vitit 2018.

Perspektiva bëhet edhe më e paqartë nga situata që po kalojnë aktualisht kandidatët kryesorë për shiritin e kapitenit.