Dieta dimërore me turshi

Dieta dimërore me turshi
Me dietën me lakra turshi mund të humbni seri në 2 kilogramë për katër ditë. Për këtë dietë më të preferuarat janë sallatat, mirëpo, duke pasur parasysh që dieta zgjat vetëm 4 ditë, ajo nuk kërkon shumë vullnet dhe mund të jetë një zgjidhje  e mirë kur keni pak kg për të rigjetur peshën tuaj.

Dita e parë

Mëngjesi: 175 gr djathë të payndyrshëm dhe një fetë bukë integrale

Dreka: 200 gr lakër turshi dhe 100 gr mish gjedhi dhe një dardhë

Darka: sallatë prej 150 gr lakër turshi, 4 rrepa të mëdhenj, gjysmë rrepi të bardhë dhe gjysmë kastravec.

Dita e dytë

Mëngjesi: sallatë me një banane e prerë në rrathë, 15 ml kos i payndyrshëm dhe 1 lugë kokërra të njomura tërshëre

Dreka: supë prej 200 gr lakre turshi, 100 ml çorbë nga perimet dhe 50 ml lëng molle. Shtoni 2 speca të kuq jo djegës 5 minuta para se të bëhet gati supa

Darka: sallatë prej 200 gr lakre turshi dhe 15 gr peshk të zier të cilin ju e preferoni dhe në të i hidhni lëng limoni.

Dita e tretë

Mëngjesi: sallatë me 1 portokall dhe 15 gr djathë të payndyrshëm në të cilin duhet të jenë të shpërndarë farëra luledielli 1 lugë

Dreka: 150 gr peshk të fërguar dhe 15 gr. lakra turshi

Darka: krepa nga mielli integral dhe një patate e zier dhe sallata të jetë e përgatitur nga 100 gr lakër turshi të prerë në katrorë dhe mbi të shpërndani vaji ulliri.

Dita e katërt

Mëngjesi: një fetë bukë integrale, 50 gr djathë dhe një mollë

Dreka: 200 gr mish viç i pjekur në skarë ose mund të jetë edhe mish gjeldeti dhe 150 gr lakër turshi  të zier pak dhe rrathë ananasi (2 ose 3)

Darka: sallatë me domate, 100 gr lakër turshi.