Çfarë do të ndodhte nëse Facebook do të fikej? Imagjinoni një botë pa rrjetin social

Çfarë do të ndodhte nëse Facebook do të fikej? Imagjinoni një botë pa rrjetin social
Nuk ka pasur kurrë një grumbullim të tillë njerëzimi që kur u krijua rrjeti social Facebook. Rreth 2.3 miliardë njerëz, 30% e popullsisë së botës, angazhohen me rrjetin social çdo muaj. Ekonomistët mendojnë se kjo përfshirje mund të japë vlerën e trilionë dollarëve për përdoruesit e saj. Por Facebook gjithashtu po fajësohet për të gjitha llojet e tmerret sociale: nga varësia dhe ngacmimi në erozionin e diskursit politik të bazuar në fakte dhe mundësimi i gjenocidit. Hulumtimi i ri - sugjeron se akuzat e tilla nuk janë plotësisht pa merita. Mund të jetë pikërisht tani koha të shqyrtojmë se çfarë do të jetë jeta pa Facebook.

Të përfytyrosh një botë të tillë, studiuesit morën si një mostër njerëzit që përdorin Facebook. Në fakt, ekipe dijetarësh po merren me këtë, në kërkim të rezultateve shkencore dhe efektet që ka për njerëzimin rrejti social më i përhapur në botë.

Në janar Hunt Allcott, i Universitetit të Nju Jorkut dhe Luca Braghieri, Sarah Eichmeyer dhe Matthew Gentzkow, nga Universiteti Stanford, publikuan rezultatet e eksperimentit më të madh. Ata rekrutuan disa mijëra përdoruesish në Facebook dhe i renditën në grupe kontrolli dhe trajtimi. Anëtarëve të grupit të trajtimit iu kërkua të çaktivizonin profilet e tyre në Facebook për katër javë, deri në fund të vitit 2018. Hulumtuesit kontrolluan vullnetarët e tyre për të siguruar nëse ata qëndruan jashtë rrjetit social dhe më pas po studiojnë efektet se çfarë ndodh me njerëzit e hedhur “në shkretëtirën dixhitale”.