Çfarë disfate në dije! Universitetet shqiptare krahasuar me ato të Rajonit dhe të Botës (dhe debati bajat)

Çfarë disfate në dije! Universitetet shqiptare krahasuar me ato të Rajonit dhe të Botës (dhe debati bajat)
Universiteti i Tiranës, i cilësuar si universiteti më i mirë publik në Shqipëri, mban pozicionin e 4707-të në renditjen botërore të universiteteve më të mira në botë.  Pas tij vijnë Universiteti Epoka dhe ai Bujqësor i Tiranës, por mbajnë një klasifikim shumë më të dobët, çka tregon se ç’gjendje të mjerueshme ndodhen universitetet tona, qoftë publike apo ato private.

Faqe të specializuara, si “World University Rankings 2019, Top Universities”, japin renditjen sipas cilësisë së universiteteve kudo në botë.

Pas protestës së studentëve, për kushtet ekonomike dhe mungesën e cilësisë, nuk ka asnjë përpjekje apo të paktën dëshirë, nga vetë oborri akademik, për të thënë një të vërtetë, se universitetet shqiptare klasifikohen më të dobët në rajon dhe sigurisht në botë, dhe në fakt ky klasifikim ka vazhduar për shumë vjet. Dhe vërteton se për të dalë nga gjendja, “ligji i Arsimit të Lartë mund të ketë defekte, por nuk e ka ai fajin!”, pasi ka vetëm tre vjet dhe nuk ka asnjë propozim si mund të përmirësohet cilësia.

Por pretendimet e atyre që akuzojnë kryesisht ligjin bëhen edhe më qesharake, lidhur me debatin se ligji nuk është zbatuar.

Kujtojmë se ligji i Arsimit të Lartë pas formulimit i ishte besuar më herët Ervin Demos, ish-zv-dekan dhe rektor, i cili u largua pas akuzave se kishte kopjuar 100 për qind doktoraturën. Aktualisht janë emëruar dy zv.ministra, ku njëri prej tyre do të merret me  zbatimin e ligjit, por nga kritikët jo vetëm nuk ka asnjë kritikë apo pretendim ndaj zbatuesve, por vazhdohet të pretendohet ende sesi zgjidhje duhet rrëzuar vetëm ligji. Pastaj cilësia duket "e garantuar!"

Gjithsesi, krahasuar me vendet e rajonit "National and Kapodistrian University of Athens" 501 dhe "Aristotle University of Thessaloniki" pozicionohet në vendin e 601-të. Kurse "University of Crete" pozicionohet në venin e 351, ndërsa shumica e universiteteve greke ndodhen brenda 1000 universiteteve më të mira në botë.

Në  vendin e 484-ët është pozicionuar “Universiteti i Beogradit”.

Në vendin e  1579-të pozicionohet “Cyril and Methodius” , Universiti i Shkupit në Maqedoni.  "South East European University" mban vendin e  1874, ndërsa pozita mjaft konkurruese brenda 1.000 universiteteve më të mira në botë, kanë edhe universitetet e vendeve të tjera ballkanase, si në Rumani, Bullgari, Kroaci, Slloveni, por edhe në Bosnje e Malin e Zi.

Sigurisht për të qenë në 100 universitetet më të mira, nuk lënë vend vendet e zhvilluara, pasi lista me 25-shen e parë dominohet nga SHBA e Britania.

Universitetet më të mira në botë

Nr           Universiteti                        Shteti

1              University of Oxford United Kingdom

2              University of Cambridge United Kingdom

3              Stanford University United States

4              Massachusetts Institute of Technology United States

5              California Institute of Technology United States

6              Harvard University United States

7              Princeton University United States

8              Yale University United States

9              Imperial College London United Kingdom

10           University of Chicago United States

11           ETH Zurich Sëitzerland

12           Johns Hopkins University United States

13           University of Pennsylvania United States

14           UCL United Kingdom

15           University of California, Berkeley United States

16           Columbia University United States

17           University of California, Los Angeles United States

18           Duke University United States

19           Cornell University United States

20           University of Michigan United States

21           University of Toronto Canada

22           Tsinghua University China

23           National University of Singapore Singapore

24           Carnegie Mellon University United States

25          Northëestern University United States

 

Universitetet shqiptare

Nr           Universiteti         Qyteti

1              Universiteti i Tiranës       Tirana

2              Universiteti Epoka           Tirana ...

3              Universiteti Politeknik i Tiranës  Tirana

4              University of New York Tirana    Tirana ...

5              Universiteti Europian i Tiranës    Tirana

6              Universiteti Bujqësor i Tiranës   Tirana

7              Kolegji Universitar Bedër    Tirana

8              Universiteti Polis              Tirana

9              Universiteti Katolik Zoja e Këshillit Të Mirë Tirana

10           Canadian Institute of Technology             Tirana

11           Universiteti i Arteve       Tirana

12           Universiteti i Mjekësisë, Tiranë Tirana ...

13           Universiteti Luarasi         Tirana

14           Universiteti Marin Barleti             Tirana

15           Universiteti Metropolitan Tirana               Tirana

16           Universiteti i Sporteve të Tiranës              Tirana

17           Albanian University         Tirana

18           Universiteti Mesdhetar i Shqipërise        Tirana

19           Universiteti Aldent          Tirana

20           Tirana Business University College           Tirana

21           Kolegji Universitar Logos              Tirana

22           Kolegji Universitar Qiriazi              Tirana

23           Kolegji Universitar Wisdom         Tirana