AJAX-REAL MADRID/ Djemtë e talentuar holandezë kërcënojnë “mbretërit” e Europës

AJAX-REAL MADRID/ Djemtë e talentuar holandezë kërcënojnë “mbretërit” e Europës
Ajaksi i Amsterdamit rikthehet në 16 më të mirat e Champions League dhe për më tej, llogaritë  duhet t’i bëjë me kampionët në fuqi të Europës.

Pavarësisht humbjes në ligë ndaj Heracles 1-0, Ajax nuk është demoralizuar.

Kapiteni adoleshent Matthijs de Ligt e konsideroi  humbjen e fundit “skandaloze”, por tha se nuk mund të përsëritet e njëjta performancë nesër ndaj Real Madrid, edhe në Champions.

“Ne nuk mund të luajmë si ndaj Heracles. Nëse luajmë edhe ndaj Real, do të theremi në fushë. Ndeshja e kaluar ishte skandaloze,” – theksoi De Ligt.

Ajax e mbylli fazë e grupeve para Benfikës dhe AEK, duke prerë biletën bashkë me Bajern Mynih.

Ajax përbëhet nga një brez i artë lojtarësh, si Frenkie de Jong, i cili iu bashkua gjashtë muaj para mbylljes së sezonit Barcelonës, për 86 milionë euro.