Gjiganti italian zgjeron aktivitetin turistik në Shqipëri, blen resort në bregdetin e jugut

Gjiganti italian zgjeron aktivitetin turistik në Shqipëri, blen resort në bregdetin e jugut
Kompania e njohur italiane në fushën e hotelerisë dhe turizmit “Voihotels” ka zgjeruar aktivitetin e saj në Shqipëri.

Përfaqësuesit e kompanisë italiane kanë nënshkruar një marrëveshje në Shqipëri, për blerjen e një kompleksi turistik.  Në nënshkrimin e marrëveshjes ka qenë i pranishëm edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi.

Gjithashtu në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në vendin tonë, u përfshi edhe kompania ndërtimore “Edilal”, e drejtuar nga Artan Dulaku, për menaxhimin e hotelit “Palasa Bay Resort”

Në hapjen e këtij viti “Voihotels” njoftoi projektin e ri. Paolo Terrinoni, CEO i Voihotels, nuk e fshehu gëzimin dhe kënaqësinë për të investuar edhe në turizmin shqiptar. Hoteli Palasa Bay Resort (4 yje superiore) është i vendosur në jug të Shqipërisë, futur në një bregdet të bukur dhe të pakontaminuar.

I ndodhur në një peizazh turistik, rrethuar nga natyra, aktualisht kompleksi ka 180 dhoma dhe 550 shtretër, një restorant i madh, një restorant dytësor, 3 bare, duke përfshirë një në plazh, Spa & Wellness Center, pishinë të madhe, shëtitje me varkë, fusha tenisi dhe shumë aktivitet argëtuese. Zona është e pajisur me mini-klub, lokal argëtimi në mbrëmje, plazh privat. Por pas marrëveshjes dhe blerjes nga kompania italiane që ka sukses në turizmin e këtij vendi pritet të rikthehet në një nga qendrat kryesore turistike në jugun e Shqipërisë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: