“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Gentian Sejko del kundër Ridvan Bodes

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Gentian Sejko del kundër Ridvan Bodes
Satirë

Burime nga brenda Bankës së Shqipërisë na bëjnë me dije se shoku Gentian ka qenë shumë i shqetësuar, kur ka marrë vesh se shoku Ridvan është propozuar nga shefi i qeverisë, që të jetë në Këshillin e Mbikëqyrjes.

Shoku Gentian, me ç'raportojnë nga brenda institucionit, ka frikë se shoku Ridvan me eksperiencën që ka në firmat piramidale, mund ta katandisë Bankën e Shqipërisë në Piramidë.

Arsye tjetër që ka shqetësuar shokun Gentian është fakti që Ridvani mund të kërkojë t'i zërë vendin.

Dihet se vendi i Guvernatorit, është një "vend pëllumbash", ku për më tepër, mund të bësh ndere pa fund, duke punësuar çdo të afërm të njerëzve me pozitë...

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: