Ministri prezanton gjelin e egër dhe “shtëpinë” natyrore të tij, në Shqipëri

Ministri prezanton gjelin e egër dhe “shtëpinë” natyrore të tij, në Shqipëri
Pasi rrezikoi zhdukjen, një nga speciet e rralla të faunës së egër, është vrojtuar sërish nga ekspertët në Parkun Kombëtar të Tomorit. Gjeli i egër, i shtuar së fundmi falë qetësisë nga moratoriumi i gjuetisë, është tashmë pjesë e një projekti europian, të zbatuar nga zonat e mbrojtura. Me një program dy vjeçar në fshatrat, Tomor, Dardhë dhe Kapinov të Beratit, zonë e njohur ndryshe si “shtëpia” natyrore e kësaj specieje që për shkak të rrezikut është përfshirë në listën e kuqe.

20 ha do të pyllëzohen me një vlerë 20 mijë euro, për të përmirësuar habitatin në favor të shtimit të këtij kësaj specieje. Do të riaktivizohet një rrugë e vjetër që të çon në mes të pyllit dhe do të ngrihet një strukturë e thjeshtë druri për të vrojtuar këtë shpend e peizazhin përreth. Përveç një mjedisi më të mirë, banorët do të kenë mundësi të ofrojnë shërbime guide, akomodim dhe ushqimet karakteristike bio, për të gjithë të apasionuarit e kundrimit të zogjve dhe të ngjitjes në Malin e Tomorit.”

Artikulli dhe foto marrë nga faqja zyrtare në Facebook e Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Shpërndajeni me miqtë tuaj: