Fotolajm/ Aty ku ka gisht Partia...

Fotolajm/ Aty ku ka gisht Partia...
Në rubrikën “Foto Lajm” kemi menduar të sjellim paketë, dy foto në një.

Njëra prej gjysmë-fotove, ajo e dyta, vjen nga thellësia e protestave të vërteta, asaj të janarit të famshëm të vitit të 2011.

Atëherë kur plot kulturë, socialistët e ndershëm që nuk donin Metën, u vunë flakën gomave jashtë standartit dhe provonin forcën e shkopinjve mbi policët.

Personi që po paraqesim është siç e shikoni edhe juve, i lyer në gjak, pavarësisht se disave u duket sikur është lyer me bojë.

Në foton e parë duket shoku Kryeministër, i cili gjithë pikëllim ka shkuar ne spital dhe ka ngushëlluar policen "e plagosur" me shashkë, në një, apo dy gishta. Ish-mësuesja, tashmë police, duhet ta dijë që shashkat nuk preken me dorë, sidomos kur ke shtet të mbaruar, që nuk u jep policëve një palë doreza, si policët që po përballen me turmat në Francë.

Habitemi sesi janë futur ato shashka në dogana, ndërkohë që qeveria nuk ka lënë të kalonin kufirin as maunet me hashash.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: