Shkodër, gjykata burgos kreun e Hipotekës, liron sekserin e dyshuar

Shkodër, gjykata burgos kreun e Hipotekës, liron sekserin e dyshuar
Gjykata e Apelit të Shkodrës ka lënë në fuqi sot masën e arrestit “burg pa afat” për ish-drejtorin e hipotekës së Shkodrës.

Zamir Leka u vendos të lihet nën masën e sigurisë së arrestit me burg pa afat, kurse u dha “arrest shtëpie” për ish- juristen e këtij institucioni Frida Mirashi.

Që të dy janë arrestuar tre javë më parë me akuzën për shpërdorim detyre përmes korrupsionit.

Kërkesa e mbrojtjes, në seancën e sotëm gjyqësore, ishte për një masë të lehtë ndaj dy ish zyrtarë me pretendimin e mungesës së provave bindëse ndaj fajësisë së tyre.

Sipas prokurorisë hetimet ndaj drejtorit dhe juristes së hipotekës së Shkodrës kishin nisur që një muaj para ndalimit të tyre në lidhje me dyshimet për përvetësimin e shumave deri në 5 mijë euro kundrejt dhënies së dëshmive të pronësise me shkelje të ligjit.

Po sot gjykata e Apelit e Shkodrës liroi nga masa e arrestit me burg, duke vendosur detyrim me paraqitje, për shtetasin Erjon Cubaj, i arrestuar disa ditë përpara drejtuesve të hipotekës.

Cubaj u përball me akuzën për kryerjen e rolit të sekserit në nxjerrjen e lejeve të kundraligjshme të pronësisë kundrejt përfitimeve financiare.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.607, lidhur me veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi i dytë dhe 259 të K.Penal.

Në kuadër të këtij procedimi penal, me datë 20.09.2018, janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër të dyshuarit:

Mirjan Bletaj, me detyrë jurist pranë ZVRPP Shkodër, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 259 i K.Penal;

Sokol Tirana, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2;

Si dhe janë arrestuar në flagrancë të dyshuarit:

Joan Zefi, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2;

Ndoc Tara, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.1;

Shpërndajeni me miqtë tuaj: