Deklaratë për shtyp mbi disa publikime në media që atakojnë padrejtësisht gazetën Albanian Free Press

Deklaratë për shtyp mbi disa publikime në media që atakojnë padrejtësisht gazetën Albanian Free Press
Sofie, më 21 Tetor 2018 

Njoftim për shtyp 

Lënda: Deklaratë për shtyp mbi disa publikime në media që atakojnë padrejtësisht gazetën Albanian Free Press 

Nga: Spyros Sideris, botues i Albanian Freee Press, pjesë e Grupit Independent Balkan News Agency LTD Media Group

Ditët e fundit, pas botimit të një artikulli në lidhje me pretendimet për fonde sekrete të kanalizuara për media në Shqipëri dhe IRJ të Maqedonisë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, një pjesë e shtypit shqiptar ka riprodhuar këtë artikull si dhe ka vënë në shënjestër biznesin tim në fushën e medias në Shqipëri.

Kushdo që kërkon shtriga dhe dragonj në përrallën që përpiqen të krijojnë, fatkeqësisht për ta, nuk do të mundin të gjejnë diçka, sado që të kërkojnë.

Jo sepse janë sekrete të fshehura mirë, por sepse nuk ka sekrete dhe nuk ka as fonde sekrete.

Ajo që vërtet ekziston, është një vizion për gazetari të lirë dhe të pavarur, pa fake news, mbushur me informacion, jashtë interesave të biznesit, në respekt të lexuesit dhe nevojës së tij për informacion të saktë dhe të besueshëm.

Ky është angazhimi im dhe i kolegëve të mi dhe kjo është diçka e paprekshme.

Disa, ndoshta nuk mund ta kuptojnë se çfarë do të thotë kjo sepse ata kanë mësuar të punojnë në një mënyrë tjetër.

Në tridhjetë vjet gazetari në Greqi, Britaninë e Madhe dhe gjashtë vitet e fundit në Ballkan, kam fituar me punë besueshmërinë dhe vlerësimin. Jo nga grekët, por nga politikanët e huaj, qeveritë, agjencitë e lajmeve.

Çdokush mund të më gjykojë për punën time. Negativisht apo pozitivisht dhe dëshira ime është kritika. E cila është gjithmonë e mirëpritur.

Ajo që nuk toleroj është shpifja dhe cenimi i integritetit tim personal dhe profesional.

Si qytetar europian, si një gazetar - anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve dhe si biznesmen në Shqipëri, unë do të ushtroj të drejtat e mia ligjore kundër atyre që do të përsërisin publikimin e fake news pa prova duke më shkaktuar dëme mua dhe kolegëve të mi në kompaninë time e cila i përket grupit Independent Balkan News Agency LTD Media Group.

Albanian Free Press do të vazhdojë misionin e saj për informim të pavarur, për demokracinë dhe për shtypin e lirë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: