Tentoi të niste para në Shqipëri, i sekuestrohen kursimet e jetës, familja Kazazi hedh në gjyq shtetin amerikan

Tentoi të niste para në Shqipëri, i sekuestrohen kursimet e jetës, familja Kazazi hedh në gjyq shtetin amerikan
Nga ëndrra amerikane për të punuar dhe ndihmuar familjen në Shqipëri, tek sekuestrimi i pasurisë dhe problemet me shtetin amerikan. Kjo është historia e një shqiptari, që u ndal në Cleveland Hopkins International Airport.

Qytetar amerikan për më shumë se një dekadë, Rustem Kazazi kishte bërë gati paratë për t’i nisur drejt Shqipërisë me qëllim për të ndihmuar familjen e tij shqiptare të riparonte shtëpinë e tyre dhe ndoshta edhe për të blerë një shtëpi të vogël në plazh, diku përgjatë detit Adriatik. Ai i vendosi 58.100 dollarë në tri zarfa dhe i bëri gati t’i postonte drejt Shqipërisë.

Ishte 13 vjet e kursimeve të jetës së tij - dhe qeveria federale i mori çdo qindarkë.

Agjentët e Doganës dhe Mbrojtjes  Kufitare të SHBA pasi kontrolluan Kazazin e morën në pyetje 64-vjeçarin pa një përkthyes.

Ngjarja ndodhi në tetor. Kazazi rezulton i padënuar (ose nuk akuzohej më herët) për ndonjë krim, dhe BKP nuk ofroi asnjë shpjegim për një muaj. Por falë një procedure të zbatimit të ligjit të quajtur konfiskim të pasurive civile, BKP gjithashtu nuk ia ka dhënë Kazazisë kursimet e tij pas.

Qeveria federale pastaj erdhi me një shpjegim: ata dyshonin se ai ishte “i përfshirë në një trafik kontrabandë / trafik droge / pastrim parash”.

Shuma e madhe nuk kishte ndonjë qëllim të keq, - shpjegoi Kazazi, - ish zyrtar policie në Shqipëri. “Krimi në Shqipëri është shumë më i rëndë se sa është këtu,” i tha ai Washington Post. “Njerëzit e tjerë  kanë bërë tërheqje të mëdha [nga bankat shqiptare].”

Plus, monedha e fortë e SHBA vlen më shumë.

Dhe për shkak se udhëtimi me atë lloj të parave nuk përbën ndonjë krim, familja Kazazi ka ngritur padi kundër qeverisë federale në SHBA.

Përgatiti: a.muraçi

Shpërndajeni me miqtë tuaj: