Eksperti holandez për FT: BE-ja duhet të mbrojë, jo të hedh poshtë reformat e Shqipërisë!

Eksperti holandez për FT: BE-ja duhet të mbrojë, jo të hedh poshtë reformat e Shqipërisë!
Nga Willem van Nieuwkerk (Financial Times)

Mes debateve politike të BE-së mbi Brexit, migracionin dhe luftën kundër terrorizmit, duhet vërejtur se në Republikën e Shqipërisë është ndjekur një agjendë reformash e menduar mirë, duke treguar se është e mundur të mbillet dhe të rritet besimi në sundimin e ligjit në një ish-shtet totalitar.

Mjerisht, pavarësisht rolit kyç të ekspertëve holandezë përfshirë në zhvillimin e këtyre reformave, parlamenti holandez sapo urdhëroi qeverinë të bllokojë përparimin e mëtejshëm në bisedimet zyrtare për pranimin e Shqipërisë në BE. Unë e kuptoj presionin politik holandez pas këtij vendimi, por kjo mund të zhgënjejnë rolin ndërkombëtar dhe pasojat e mundshme për vetë Shqipërinë.

Samiti i fundit i BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofie i përshkroi reformat e Shqipërisë si “të guximshme”, dhe të drejta. Është e vështirë për të huajt të kuptojnë shkallën inerciale të pengesave për këto lloj reformash. Ndërsa një raport i përparimit i BE mbi Shqipërinë përfundoi kohët e fundit: “Progres i mirë është bërë nëpërmjet zbatimit të vazhdueshëm të reformës së drejtësisë. Procesi i rivlerësimit të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve ka filluar dhe po jep rezultatet e para të prekshme. Pas krijimit të institucioneve verifikuese, grupi i parë i rasteve prioritare po rishikohet.”

Në të dy nivelet makro dhe mikro, sistemi gjyqësor i Shqipërisë është duke u përmirësuar tërësisht. Në nivelin makro, ka pasur reforma të thella në drejtësi dhe miratimin e paketave të plota ligjore. Në nivel mikro, gjykatësit dhe prokurorët e pakualifikuar ose të korruptuar po eliminohen.

Ne besojmë se Modeli i Shqipërisë, siç po bëhet i njohur, po punon dhe do të jetë i suksesshëm. Hap pas hapi, duke kombinuar ndryshime strukturore shumë të gjera me bashkëpunimin operacional në luftimin e krimit të organizuar dhe pastrimin e gjyqësorit, po ndërtohet besimi në sundimin e ligjit. Aty ku qytetarët mund të kenë paguar ndonjë çmim për të mos shkuar në gjykatë, së shpejti do të jenë në gjendje të presin gjykimin e paanshëm të drejtësinë.

Por vetoja e ardhshme holandeze në mbledhjen e Këshillit Evropian në 28-29 qershor mund të ngadalësojë ose të ndalojë këtë përparim. Pa marrëveshjen e BE-së për të filluar hapin e ardhshëm në rrugën e Shqipërisë për integrim, reformatorët aktualisht në pushtet mund të mos jenë në gjendje të përballojnë interesat e rezervuara dhe forcat revançiste, që punojnë kundër ndryshimeve.

Në një vend ku 80 për qind e publikut, sipas sondazheve, mbështesin pranimin në BE, mund të ketë zhgënjim. Dhe lufta kundër korrupsionit, kundër krimit transnacional - në fakt, kundër të gjitha gjërave që parlamentarët holandezë thonë se kanë frikë - mund të rezultojnë penguese.

Procesi formal i negociatave siguron mjetet e nevojshme për vendin kandidat, nën udhëheqjen e duhur, për të ndjekur këto hapa drejt BE-së që ta ndihmohet dhe monitorohet në çdo fazë. Për ta ndaluar tani, kjo mund të jetë katastrofike.

Ka gjithashtu implikime për anëtarët ekzistues të BE-së. E përmendur rrallë, por në mënyrë të qartë në mendjet e shumë parlamentarëve holandezë që kundërshtojnë bisedimet për Shqipërinë janë “dështimet” e perceptuara të reformës gjyqësore në Rumani dhe Bullgari, kur ato u pranuan në BE, në vitin 2007. Demonstrimet e tanishme në rrugët e Bukureshtit janë testament se qytetarët rumunë mendojnë se sundimi i ligjit mungon edhe në vendin e tyre.

Ndikimi i një gjendjeje të pasigurt në vendet anembanë Evropës është bërë e dukshme në vitet e fundit. Kriza e refugjatëve është një shembull. Mungesa e investimeve për një politikë të përbashkët rreth çështjes së azilkërkuesve dhe bashkëpunimit gjyqësor në Evropë është bërë dukshme.

Kërkohen përpjekje dhe presion nga jashtë për të ndihmuar reformuesit vendas të kundërshtojnë interesat e tyre. Por kjo mund të bëhet, siç po dëshmohet me Modelin e Shqipërisë. Por reforma është gjithmonë e brishtë dhe e prekshme, në çdo fazë. Një shtyrje tjetër e bisedimeve të pranimit mund të jetë ajo që çrrënjos përparimin e Shqipërisë.

Një zhgënjim tjetër është se vetë BE-ja kishte filluar të konsiderojë modelin e Shqipërisë si një model potencial për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është një nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që kërkon anëtarësimin në BE. Të gjashtë, duke përfshirë pesë që ishin pjesë përbërëse e ish-Jugosllavisë, kanë trashëguar sisteme të drejtësisë me shumë nga probleme të qenësishme në vendet e tjera ish-komuniste që tani janë anëtare të BE. Modeli i përdorur nga Shqipëria duhet të aplikohet përfundimisht në secilin nga vendet e rajonit. Për ta bërë këtë do të sigurohej që reformat të jenë shumë më të mira, të përfshira në gjyqësorin dhe shoqërinë.

Komisioni Evropian duket se pajtohet. Ai mbështetet në Modelin e Shqipërisë diku tjetër në rajon, aktualisht për shembull në Kosovë. Ky është një hap i rëndësishëm. Është në interesin vital të BE-së që sundimi i ligjit zbatohet në të gjithë kontinentin, midis anëtarëve dhe fqinjëve.

Willem van Nieuwkerk është drejtor i Qendrës për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Hagë, Holandë

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: