Si t’i bëni PPP-të të suksesshme? Pesë hapat që sugjeron FMN-ja

Si t’i bëni PPP-të të suksesshme? Pesë hapat që sugjeron FMN-ja
 Të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, para së gjithash u kërkohet që të kenë transparencë me fondet dhe mënyrën sesi do të vihen në zbatim projektet e formave PPP

Që një qeveri të sigurojë koncesione të suksesshme të llojit

Partneritet Publik-Privat, ajo duhet të ndjekë disa hapa të caktuara. Ato janë dhënë posaçërisht nga ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, në mënyrë që sipas tyre, të mos gabohet me vënien e ttre në zbatim.

Por cilat janë ato?

Së pari, qeverive këshillohet që të planifikojnë projekte me fizibilitet të lartë.

Së dyti, ato duhet që të sigurojnë një kontroll të fortë dhe të mjaftueshëm në secilën fazë të projektit PPP, duke përfshirë rinegocimin e mundshëm të kontratës.

Së treti, kornizat ligjore të kontratave duhet të jenë shumë të forta.

Së katërti, duhet që të aplikohen politika të forta të buxhetimit, kontabilitetit dhe raportimit.

Dhe së pesti, duhet bërë analiza e duhur e rrezikut fiskal në nivel projekti.

Në fund, Fondi Monetar Ndërkombëtar vë re se përvoja e rajonit me Partneritetet Publike-Private ka qenë e kufizuar, por gjithsesi, shton se ajo ka gjasa që të rritet në periudhën në vijim. Dhe pikërisht, për një arsye të tillë, ai jep edhe të tilla këshillime për qeveritë e këtyre vendeve, përfshirë edhe Shqipërinë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: