Majlinda Bregu merr postin e rëndësishëm, ka edhe një falënderim miqësor për Ditmir Bushatin

Majlinda Bregu merr postin e rëndësishëm, ka edhe një falënderim miqësor për Ditmir Bushatin
Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu do të jetë për 3 vite sekretarja e përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, me seli në Sarajevë. Vendimi është marre në Lubjanë ku janë mbledhur 13 ministrat e jashtëm te vendeve të Europës Juglindore. Gjatë votimit Bregu mori 8 vota, ndërsa malazezi Igor Luksic 4 vota. Për herë të parë Këshilli drejtohet nga Shqipëria.

Për 6 vitet e fundit Sekretar i përgjithshëm ishte  serbi  Goran Svilanović.

“Fituam,” – njoftoi përmes një statusi Majlinda Bregu, duke falënderuar me këtë rast edhe ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, dikur gjatë periudhës që ajo ishte ministre kundërshtar politik me të. Gjithsesi, “Unë fitova garën, por fitorja i takon vendit tim!” shtoi më tej ish-ministrja e Integrimit.

Statusi i plotë i Majlinda Bregut:

Faleminderit të gjithëve që besuan dhe më votuan për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Mirënjohje të gjithëve,vendeve anëtare, institucioneve shqiptare, Komisionit Europian, EEAS (Shërbimi i Jashtëm i BE),Parlamentit Europian, familjes time politike EPP, e mbi të gjitha vendeve që votuan bindshëm kandidaturën time.

U përpoqën të gjithë, me qartësinë se drejtimi prej meje i këtij institucioni do të ishte fitore e Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Jam e nderuar sot që për herë të parë më takon mua të drejtoj si e para shqiptare në një pozicion të lartë ekzekutiv, institucionin që ka si mision fuqizimin dhe rritjen e bashkëpunimit në vendet e Europës Juglindore!

Një falenderim miqësor për Ditmirin. Na ndajnë sinoret politike, por na bashkoi qasja Europiane dhe përpjekja për të punuar pro Shqipërisë!

E di që do të jetë një sfidë e vështirë, por nganjëherë e vështira është më e mira!

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: