Napoli nuk lëshon pe, Djimsiti “trondit” Ajetin, Milan në ngjitje

Napoli nuk lëshon pe, Djimsiti “trondit” Ajetin, Milan në ngjitje
Ishte Berat Djimisti, 90 minuta në fushë, në fitoren  3-2 që skuadra e tij Benevento shënoi ndaj Crotone. Mesfushori, Ledian Memushaj, e ndoqi për 90 minuta nga stoli këtë takim, ndërsa Arlind Ajeti i Crotone-s luajti 57 minuta, kur rezultati ishte 2-1 në favor të vendasve. Djimsiti asistoi në një nga golat e ekipit të tij. Pavarësisht fitores, Benevento ndodhet në vend të fundit, 11 pikë larg zonës së rënies, që mbahet pikërisht nga Crotone.

Napoli fitoi 1-0 ndaj Spal, me gol të Alla, në 6’, duke mbajtur kryesimin pas javës së 25-të, me 66 pikë, një pikë më tepër se Juventus. Bardhezinjtë fituan derbin e Torinos 1-0, me gol të Sandro në 33’. Vendi i tretë i takon Romës, por që qëndron 16 pikë larg kryesuesve.

Milan fitoi 1-0 me Sampdorian me gol të Bonaventura në 13'. Rodriguez humbi një 11-metërsh para se Milan gjente golin e vetëm e të fitores. Kjo fitore e afron Milan me zonën e Europës, pasi u ngjit në vendin e 7-të dhe barazoi Sampdorian, me 41 pikë.

 /a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: