Sekuestrohen 456.9 kg kanabis, do transportohej me gomonen e Vlorës

Sekuestrohen 456.9 kg kanabis, do transportohej me gomonen e Vlorës
E paketuar në plot 21 pako, u gjend edhe një sasi e re e konsiderueshme droge, e cila dyshohet se do të ngarkohej në gomonen që u kap në gadishullin e Karaburunit. Kjo lëndë narkotike mësohet se u gjet në Bristan dhe peshonte plot 456.9 kg.

"Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë dhe GdF kanë vijuar kontrollet në zonën e Karaburunit, ku dy ditë më parë u pikas gomonia dhe u gjetën 28 kg cannabis sativa. Në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat e DVP Vlorë, u lokalizua vendi në të cilën ishte fshehur pjesa tjetër e lëndës narkotike që do të trafikohej", njofton policia.

Kujtojmë se dy ditë më parë në zonën e gadishullit të Karaburunit u kap një gomone, e cila dyshohet se tentoi të trafikonte lëndë narkotike.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: