Rama: Protesta e opozitës, barrikadë për të dëmtuar Shqipërinë

Rama: Protesta e opozitës, barrikadë për të dëmtuar Shqipërinë
Ndërkohë që vendi është më afër Europës, ka një front të atyre që janë bashkuar per te penguar reformën në drejtësi.

Kështu e ka komentuar kreu i qeverisë, protestën e paralajmëruar të opozitës më 27 janar.

“T’i dalësh sot përballë si barrikadë, këtij stacioni historik të shqiptarëve me pretendimin se po bën luftë opozitare, nuk do të thotë të jesh antishqiptar, do të thotë të jesh qorr, të jesh shurdh, të jesh krejtësisht i papërdorshëm dhe i panevojshëm për interesat e asnjë shqiptari të zakonshëm, përfshi dhe të gjithë shqiptarët që nuk na kanë votuar në. Me çizme pa çizme, me taka pa taka, me këpucë pa këpucë, ka vetëm një gjë që mund të na bëjnë, jo ne, por mund t’ia bëjnë Shqipërisë duke e dëmtuar, duke e cenuar duke e penguar në këto 6 muaj historik”, tha ai.

Duke shtuar se “sa për ne, ne e bëmë Shqipërinë kandidate në BE, ne do t’i hapim negociatat, ne do ta bëjmë anëtare të BE-së”.

/n.e/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: