Qumështi për bebet me salmonelë, plas skandali në 83 shtete

Qumështi për bebet me salmonelë, plas skandali në 83 shtete
Një skandal i vërtetë ka shpërthyer në plot 83 shtete të botës, teksa është zbuluar se në kutitë e qumështit pluhur për bebe të kompanisë franceze, Lactalis, përmbahej salmonelë.

Për këtë arsye, kjo kompani ka tërhequr më shumë se 12 milionë kuti të qumështit pluhur për bebet.

Ndërsa ka qenë vetë drejtori ekzekutiv i firmës, i cili konfirmoi shkallën e rrezikut të kontaminimit.

Grupi Lactalis është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të produkteve të qumështit, me shitje vjetore prej 17 miliardë eurosh.

Salmonela mund të shkaktojë diarre të rëndë, dhimbje stomaku, të vjella dhe dehidrim të rëndë. Madje, mund të jetë kërcënuese për jetën, veçanërisht tek fëmijët e vegjël.

Deri tani 35 raste janë raportuar në Francë dhe një tjetër është konfirmuar në Spanjë.

Ndërsa Lactalis ka premtuar se do të kompensojë çdo familje të prekur.

/n.e/

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: