Ministrja e Mbrojtjes: Do rivitalizojmë vendbazimet ushtarake në gjithë vendin

Ministrja e Mbrojtjes: Do rivitalizojmë vendbazimet ushtarake në gjithë vendin
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka inspektoi këtë fundjavë vendbazimet ushtarake në Shëngjin, qarku i Lezhës dhe në Kepin e Palit, qarku i Durrësit.

Sipas saj, rivitalizimi i tyre në të gjithë territorin e Shqipërisë pritet të jetë një potencial i jashtëzakonshëm zhvillimor në zonat ku janë ndërtuar.

“Modernizimi i Forcave të Armatosura është një prioriteteve kryesore, jo vetëm i vitit që sapo ka nisur, por për të gjithë 4 vjeçarin.

Vendbazime si këto në Shëngjin apo Kepin e Talit, sikundër edhe bazat detare kanë një rëndësi dhe vlerë të veçantë, për historikun e Forcave të Armatosura por edhe për potencialin zhvillimor dhe turistik të zonave përreth tyre”, tha konkretisht ministrja Xhaçka gjatë vizitës në vendbazimin e Kepit të Palit.

Duke shtuar se “shumë shpejt do të rishikojmë të gjitha mundësitë për investime të reja, për projekte të reja, për rivitalizimin edhe ringjalljen e vendbazimeve të tilla”.

“Ka nevojë emergjente për tu investuar por ka edhe një potencial jashtëzakonisht të madh për t’u zhvilluar, për të qenë më atraktiv edhe për të ndikuar pozitivisht në ekonomi”, tha gjithashtu ministrja e Mbrojtjes.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: