Minë kundërtank në Qafë-Morinë, po mbahet në ruajtje

Minë kundërtank në Qafë-Morinë, po mbahet në ruajtje
Në aksin rrugor Kamenicë- Qafë Morinë është gjetur sot një minë kundratank.

Konkretisht, 1.5-2 km nga Qafë Morina, policia bën me dije se mina ishte me një gjatësi 60-70 centimetra dhe me ngjyrë ushtarake.

Tashmë, ky objekti po mbahet në ruajtje  nga shërbimet e Policisë Kufitare e Migracionit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të jashtëzakonshme.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: