Kulla e Adem Jasharit, në rrezik shembje

Kulla e Adem Jasharit, në rrezik shembje
Kulla e njohur e Jasharëve në Prekaz të Kosovës, thuhet se ka filluar që të shfaqë rrezikun e shembjes.

Ndërkaq, ciceroni Iliaz Halimi pohon se “projekti për rregullimin e Kullës së Jasharëve”.

Sipas tij, sivjet pritet që qeveria e Kosovës t’i ndajë mjetet financiare për rinovimin e saj.

Ndërkaq, sipas Fondacionit kosovar “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”, në Kosovë janë plot 109 asete të trashëgimisë kulturore të cilat janë në rrezik të lartë. Ku vetëm nga  dhjetori i viti 2016, 9 ndërtesa kanë humbur, ndërsa 11 të tjera i janë shtuar listës “Trashëgimia në rrezik” dhe vetëm 7 janë shpëtuar.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: