Greqi, Kammenos: Referendum mbi emrin e Maqedonisë

Greqi, Kammenos: Referendum mbi emrin e Maqedonisë
Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, në të njëjtën kohë kreu i partisë së Grekëve të Pavarur, ka propozuar që në rast se emri i propozuar për Maqedoninë do të ketë këtë fjalë, atëherë kjo zgjidhje do të duhet të shtrohet në referendum.

“Populli grek duhet të vendosë për këtë akt pa precedent në historinë e njerëzit”, nënvizon Kammenos lidhur me një fakt të tillë.

Sipas tij, ky akt i paprecedent është “dhënia e historisë dhe kulturës së Greqisë një populli tjetër”.

“Një përfshirje eventuale e fjalës Maqedoni në emrin e FYROM, do të thotë tkurrje e kulturës greke, e historisë, e filozofisë, e arteve etj., për shekujt e ardhshëm. Një vendim i tillë nuk mund të jetë në tagrin e çfarëdo politikani, të cilitdo nivel”, nënvizon më tej Kammenos

Shpërndajeni me miqtë tuaj: