Eliza Dushku: Kur isha 12 vjeç, jam ngacmuar seksualisht

Eliza Dushku: Kur isha 12 vjeç, jam ngacmuar seksualisht
Ajo është ngacmuar seksualisht në moshën 12-vjeçare. Fjala është pikërisht për aktoren e njohur në botë, me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, e cila ka bërë një rrëfim tronditës me anë të një postimi në Instagram.

Sipas saj, ngacmimi ka ndodhur gjatë xhirimeve për filmin “True Lies”, nga një prej koordinatorëve më të famshëm të Hollivud, Joel Kramer.

"Kam menduar se si dhe kur duhet ta zbuloj këtë. Në atë kohë ua kam treguar prindërve, dy shokëve të mi të rritur dhe njërit prej vëllezërve të mi. Askush nuk ishte i gatshëm për t’u përballur me këtë ngjarje tabu, as unë", shkruan ajo.

"E mbaj mend kaq qartë, 25 vite më parë sesi Joel Kramer më bëri të ndihem e veçantë, fitoi besimin tim dhe të prindërve të mi, e pas disa muajsh më mori në dhomën e tij të hotelit duke u premtuar prindërve të mi se do më merrte për të notuar tek pishina e stafit dhe do më jepte një vakt sushi pas kësaj.

Mbaj mend se si ai ai fiku dritat dhe më vuri në një nga dy shtretërit e dhomës së hoteli, se çfarë filmi vendosi në televizor (Coneheads) dhe sesi u zhduk në banjë për t’u shfaqur i zhveshur duke mbajtur vetëm një peshqir të  vogël përpara.

Mbaj mend se si ai më hodhi në krevat, më mbuloi me trupin e tij gjigand dhe filloi të më prekte në të gjithë trupin.

Mbaj mend fjalët e tij: 'Ti nuk do të flesh tani zemër, mos bëj sikur po fle gjumë, ndërsa filloi të më prekte më shumë. më tha që nuk duhet t’i thonim njeriu për këtë. Unë isha 12, ai 36'", shton ajo.

Duke u shprehur më tej se në ndërsa ai duhej të ishte mbrojtësi i saj, në fakt ishte abuzuesi.

Nga ana tjetër, Kramer nuk i ka pranuar akuzat e aktores duke thënë se këto janë vetëm gënjeshtra.

Ai tha për Vanity Fair se ai dhe disa anëtarë të jerë të filmit "Unë nuk dua që dikush të lëndohet në grupin tim, veçanërisht një i mitur", u shpreh ai.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: