Departamenti Amerikan i Shtetit: Kosova është e pasigurt

Departamenti Amerikan i Shtetit: Kosova është e pasigurt
Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që planifikojnë të vijnë në Kosovë, për kujdes të shtuar nga ta për shkak të trazirave të mundshme, por edhe të sulmeve të mundshme terroriste.

“Grupet terroriste vazhdojnë të planifikojnë sulme të mundshme në mbarë Ballkanin, përfshi edhe Kosovën. Terroristët munden që me paralajmërim të vogël, apo pa asnjë paralajmërim, të sulmojnë lokacione turistësh, stacione autobusësh, tregje/qendra tregtare, ndërtesa të qeverisjes lokale, hotele, klube, restorante, vende kulti, parqe, ngjarje të mëdha sportive e kulturore, institucione edukative, aeroporte e hapësira tjera publike. Veç kësaj, në mbarë Kosovën ka dhunë të motivuar politikisht”, thuhet në paralajmërimin e DASH-it për qytetarët amerikanë që udhëtojnë për në Kosovë.

Megjithatë, DASH thotë se nëse qytetarët amerikanë vendosin të udhëtojnë në Kosovë, duhet t’i shmangin demonstratat, të jenë syçelë në vende që frekuentohen nga perëndimorët, të monitorojnë mediat lokale për lajmet e fundit dhe t’i përshtatin planet e tyre bazuar në informacionet e reja.

“Regjistrohuni në Programin e Mençur të Udhëtimit (STEP) për të pranuar njoftimet dhe ta kemi më të lehtë t’iu gjejmë në raste emergjente. Ndiqeni Departamentin e Shtetit në Facebook dhe Tëitter. Rishikojeni Raportin për Krim dhe Siguri në Kosovë. Qytetarët amerikanë që udhëtojnë jashtë vendit duhet që gjithmonë të kenë një plan mbështetës për situata emergjente”, thotë Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në këtë paralajmërim, DASH thotë se pjesët që duhen shmangur në Kosovë janë Mitrovica Veriore, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: