Banka Botërore: Aksidentet rrugore, me kosto të lartë ekonomike për Shqipërinë

Banka Botërore: Aksidentet rrugore, me kosto të lartë ekonomike për Shqipërinë
Mosmirëmbajtja e rrugëve dhe aksidentet rrugore të shkaktuara pikërisht për faj të saj, paraqesin një kosto të lartë ekonomike për Shqipërinë. Një fakt i tillë konfirmohet në një raport të posaçëm të Bankës Botërore, sipas të cilit vendet që nuk investojnë sa duhet në këtë drejtim, mes tyre edhe Shqipëria, do të humbasin nga 7% deri në 22% Prodhim të Brendshëm Bruto potencial për një çerek shekulli. Ndërsa në tërësi, raportohet se mosveprimi i politikëbërësve në këtë drejtim, përkthehet në plot 1.25 milionë vdekje të vit në të gjithë botën. “Një ulje me nivelin prej 10% vdekjeve të rrugë përkthehet në një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë, me të paktën 3.6%”, citon gjithashtu BB-ja. “Por edhe rënie të produktivitetit, si dhe ritme më të ulëta të rritjes ekonomike, thotë Banka Botërore, lidhur me një fakt të tillë. Ndërkaq, shifra që jep ky institucion i njohur ndërkombëtar për Shqipërinë për aksidentet rrugore është 14 të tilla për 100 mijë banorë, e vlerësuar si një ndër më të lartat ndër vendet e rajonit ku ajo bën pjesë. Teksa më parë, edhe të dhënat e Instat-it apo Eurostat-it kanë raportuar gjithashtu të dhëna alarmante për sigurinë rrugore në vendin tonë, duke e renditur të tretin në Evropë për normën e tretë më të lartë të vdekjeve në rrugë, konkretisht 94 të tilla për 1 milionë banorë. Ndërsa mesatarja e Evropës për një tregues të tillë është pikërisht 50 viktima për 1 milionë banorë. Në këtë mënyrë, siç pohon edhe Banka Botërore, investimet e munguara në këtë drejtim, kanë bërë që Shqipëria ta paguajë shtrenjtë një situatë të tillë të krijuar. “Aksidentet e shumta rrugore në Shqipëri lidhen direkt me investimet e pakta në mirëmbajtjen e Rrugëve”, citonte ajo sakaq në një studim të mëparshëm, lidhur me ekzistencën e një dukurie të tillë.

22%

E Prodhimit të Brendshëm Bruto do të rritej për një çerek shekulli për vendet në zhvillim, nëse ato do të investonin për mirëmbajtjen e rrugëve dhe do t’i ulnin aksidentet rrugore deri në masën prej 10%

 14

Viktima për 100 mijë banorë, është shifra që jep Banka Botërore për ato të shkaktuara nga aksidentet rrugore, e vlerësuar si një ndër më të lartat ndër vendet e rajonit ku ajo bën pjesë

90% e aksidenteve rrugore, vjen nga dëmtimet e trafikut

“Çdo vit, 1.25 milionë njerëz humbasin jetën e tyre në rrugët e botës, ndërsa 20 deri 50 milionë të tjerë janë plagosur rëndë, prej aksidenteve rrugore”, cilëson gjithashtu Banka Botërore. Duke shtuar nga ana tjetër faktin se pjesa më e madhe e tyre, konkretisht në masën prej 90% duke patur si shkak dëmtimet e trafikut rrugor, ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe me të ardhura të mesme, ku përfshihet edhe Shqipëria. “Kësisoj, ato përfaqësojnë një barrë të madhe ekonomike për shëndetin publik”, cilësojnë ekspertët e BB-së. Duke shtuar sakaq se për fat të keq, për shkak të mungesës së të dhënave të forta, ndikimi i dëmtimeve në rrugë në rritjen ekonomike dhe mirëqenien sociale ka qenë e vështirë për t'u vlerësuar prej tyre. “Siguria rrugore shkon përtej sektorit të transportit, me një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin publik, shoqëritë dhe ekonomitë. Po kështu, për shkak se siguria rrugore është një çështje thelbësisht ndërsektoriale, përparimi i vërtetë mund të ndodhë vetëm nëse të gjithë aktorët relevantë bashkojnë përpjekjet e tyre”, pohojnë gjithashtu ata.

Dëmtohet ekonomia kombëtare, por edhe ajo vetjake

Efekti në të ardhurat kombëtare është vetëm një pjesë e dëmit që japin aksidentet rrugore si të tilla, të shkaktuara pikërisht nga mungesa e sigurisë në to. Pasi ato shkaktojnë gjithashtu një dëm të madh financiar edhe në mirëqenien personale të qytetarëve. Kjo konfirmohet nga vetë Banka Botërore, sipas së cilës, parandalimi i aksidenteve rrugore, duke mirëmbajtur dhe rehabilituar rrugët do t’u shtonte qytetarëve vite të shëndetshme të jetës së tyre, e në të njëjtën kohë, edhe mjaft të ardhura të qëndrueshme. E pikërisht për një arsye të tillë, ekspertët e saj rekomandojnë që autoritetet respektive në vendet e zhvilluara, mes tyre edhe Shqipëria, t’i kushtojnë një vëmendje më të madhe sigurisë rrugore si të tillë. Mosmirëmbajtja e rrugëve dhe aksidentet rrugore të shkaktuara pikërisht për faj të saj, paraqesin një kosto të lartë ekonomike për Shqipërinë. Një fakt i tillë konfirmohet në një raport të posaçëm të Bankës Botërore, sipas të cilit vendet që nuk investojnë sa duhet në këtë drejtim, mes tyre edhe Shqipëria, do të humbasin nga 7% deri në 22% Prodhim të Brendshëm Bruto potencial për një çerek shekulli. Ndërsa në tërësi, raportohet se mosveprimi i politikëbërësve në këtë drejtim, përkthehet në plot 1.25 milionë vdekje të vit në të gjithë botën. “Një ulje me nivelin prej 10% vdekjeve të rrugë përkthehet në një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë, me të paktën 3.6%”, citon gjithashtu BB-ja. “Por edhe rënie të produktivitetit, si dhe ritme më të ulëta të rritjes ekonomike, thotë Banka Botërore, lidhur me një fakt të tillë. Ndërkaq, shifra që jep ky institucion i njohur ndërkombëtar për Shqipërinë për aksidentet rrugore është 14 të tilla për 100 mijë banorë, e vlerësuar si një ndër më të lartat ndër vendet e rajonit ku ajo bën pjesë. Teksa më parë, edhe të dhënat e Instat-it apo Eurostat-it kanë raportuar gjithashtu të dhëna alarmante për sigurinë rrugore në vendin tonë, duke e renditur të tretin në Evropë për normën e tretë më të lartë të vdekjeve në rrugë, konkretisht 94 të tilla për 1 milionë banorë. Ndërsa mesatarja e Evropës për një tregues të tillë është pikërisht 50 viktima për 1 milionë banorë. Në këtë mënyrë, siç pohon edhe Banka Botërore, investimet e munguara në këtë drejtim, kanë bërë që Shqipëria ta paguajë shtrenjtë një situatë të tillë të krijuar. “Aksidentet e shumta rrugore në Shqipëri lidhen direkt me investimet e pakta në mirëmbajtjen e Rrugëve”, citonte ajo sakaq në një studim të mëparshëm, lidhur me ekzistencën e një dukurie të tillë.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: