Ashpërsohet moti, mbërrin bora

Ashpërsohet moti, mbërrin bora
Ditët e ngrohta të këtij fillimviti, duket se kanë marrë fund me mbërritjen e kësaj të diele, teksa dëbora ka mbërritur në vendin tonë.

Kështu, moti tashmë është ashpërsuar, teksa sipas parashikuesve të tij, reshjet e dëborës do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit tonë duke nisur nga pasditja e sotme,  në lartësi nga 800 metra mbi nivelin e detit.

"Dita e diel, vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Jug dhe Qendër por vranësira të shpeshta lokalizohen në Veri dhe Lindje. Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat duke gjeneruar në mbrëmje dhe gjatë natës, reshje shiu e dëbore”,  njofton Meteoalb.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: